“Në betejat ndaj të mëdhave 3 pikët janë jetike”, Mancaku i jep zemër Teutës: Pres fitore me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 20:12

“Në betejat ndaj të mëdhave 3 pikët janë jetike”, Mancaku i jep zemër Teutës: Pres fitore me Partizanin

Në javën e fundit të fazës së parë, bregdetarët nuk shkuan më shumë se një pikë përballë skuadrës së Skënderbeut. Një ndeshje me dy fytyra për “djemtë e detit”, ku dhuruan një ndeshje jo në nivelin e pritshëm. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i bregdetarëve, Bledar Mancaku, flet për rrjedhën e takimit përballë korçarëve dhe pikën e marrë.

mancaku kote

Çfarë nuk funksionoi ndaj Skënderbeut?

Besoj se në pjesën e parë, deri në momentin që pësuam gol, Teuta luajti ashtu siç janë mësuar të hyjmë në ndeshjet e tjera. Pavarësisht dëshirës së lojtarëve tanë, grinta dhe thuajse çdo dyluftim që fituan, bënë që ta barazonin ndeshjen. Në tërësi, pas disavantazhit nuk shkoi ashtu siç ekipi e kishte menduar ta interpretonte atë pjesë të parë dhe u ndëshkuan.

Një pjesë e dytë tërësisht dominuese. Çfarë i mungoi Teutës që të merrte diçka më shumë nga ky takim?

Në pjesën e dytë, normalisht duhej të ndryshonte patjetër lojën, rimtin dhe grintën. Lojtarët ishin akoma më të motivuar dhe jam i bindur se ata dhanë maksimumin për të përmbysur rezultatin dhe ia arritën, por jo për të marrë maksimumin nga takimi. E dominuan vazhdimisht, ndoshta i mungoi dhe fati, por dhe goli erdhi në 10 minutat e fundit.

Duke parë rëndësinë që kishte ky takim, e kënaq Teutë kjo pikë?

Të jem i sinqertë, askush nuk kënaqet me pak, por në situatën apo mënyrën si e kërkuan rezultatin në pjesën e dytë, në rast se do të fitonim nuk mendoj se do të vidhnim gjë. Përfundimi i ndeshjes nuk i shkoi përshtat Teutës.

Këtë javë Teuta përballet me Partizanin, si e shihini këtë përballje?

Luhet ndaj një kundërshtari direkt, ku pretendohet që Teuta të marrë pikët maksimale. Në ndeshjet me ekipet e mëdha, pikët janë shumë të rëndësishme, pasi nëse lë pikë ndaj tyre, është e vështirë për t’i rikuperuar. Kjo bën edhe që të humbasësh terren në garë. Flasim pak për këtë fund të fazës së parë.

E prisnit një ecuri të tillë në fillim të sezonit?

Te skuadra dhe presidenca ka pasur gjithmonë besim për rezultate pozitive dhe ecuri të mirë. Është bërë një punë e madhe dhe mbi të gjitha shumë serioze nga të gjithë dhe kjo është pika më e fortë. Duke pasur grupin e shëndetshëm, të përqendruar dhe kërkues, rezultatet nuk kanë munguar. Gjej rastin për të falënderuar dhe gjithashtu për t’i përgëzuar të gjithë djemtë për kontributin e tyre dhe seriozitetin e treguar.

Cilat ekipe janë rivale të Teutës këtë sezon?

Rivalët dihen: Tirana, Kukësi, Vllaznia, por edhe Laçi me Partizanin, për të cilët mendoj se janë ekipe të forta.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"