Në Berat nuk humbin kohë, Tomori gati listat për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2022 | 11:49

Në Berat nuk humbin kohë, Tomori gati listat për sezonin e ri

Tomori dogji çdo shans për elitën. Zhgënjimi është i madh dhe dashur pa dashur, kjo ngre pikëpyetje për të ardhmen. Në klub po bëjnë gati listat për sezonin e ri, si në dalje dhe në hyrje.

tomori-besa

“Panorama Sport”, nga burime konfidenciale, mëson se do të “skarcohet” një pjesë e mirë e futbollistëve. Emra konkretë nuk mund të ketë, derisa zyrtarisht kontratat përfundojnë në fund të muajit dhe vetëm nga qershori do të zbulohet se kujt do t’i ofrohet rinovim e kujt jo.

Por një gjë është e sigurt, se do të mbeten jashtë planeve ata që konsiderohen të panevojshëm. Drejtuesit nuk duan që të humbasin kohë as për afrimet, ndaj kanë nisur kontaktet me pesë futbollistë.

Askush nga faktorët përgjegjës nuk ka dashur të japë më shumë të dhëna për punën që po zhvillojnë në “prapaskenë”.

Por se është e sigurt që viti 2023, që shënon dhe 100-vjetorin e themelimit të klubit, pritet të ketë surpriza të mëdha. Jo vetëm në mënyrën e organizimit, por edhe në investim.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"