Në Berat “luten” për ndalesën e Apolonisë / Sulm total ndaj Besës, Oshafi: Rigjej rrjetën dhe fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2022 | 14:34

Në Berat “luten” për ndalesën e Apolonisë / Sulm total ndaj Besës, Oshafi: Rigjej rrjetën dhe fitojmë

Tomori llogarit vetëm fitoren përballë Besës. Luajnë në shtëpi dhe blofi është i ndaluar, pasi vetëm kështu do të konsolidonin pozitat për “play off”-in.

tomori-besa

Beratasit lakmojnë më shumë se vendi i pestë, ndaj “luten” për ndonjë ndalesë të Apolonisë. Gjatë javës së fundit skuadra ka punuar së tepërmi me sulmin, pasi sot kërkojnë… shpërthimin.

Një trepikësh i shoqëruar me gola do t’i jepte më shumë moral për metrat e fundit të kampionatit. Këtë e thotë edhe “bomberi” Aldrit Oshafi, gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”.

Ai i ka hapur një “sfidë” vetes për 5 javët e mbetura, ndaj do të bëjë çmos që të gjejë sa më shumë rrjetën.

“Skuadra është përgatitur dhe do të futet në fushë vetëm për të fituar këtë takim. Duam që të blindojmë pozitat në renditje, por edhe për të kënaqur tifozërinë tonë. Kemi besim dhe jemi të vendosur që ta realizojmë këtë objektiv, me gjithë respektin për kundërshtarin tonë. Personalisht do të bëj maksimumin për të rigjetur golin dhe argëtuar të pranishmit. Kam 4 ndeshje me radhë që nuk shënoj, ndaj do bëj çmos që nesër (sot) të gjej rrjetën”, ka mbyllur sulmuesi shtatlartë beratas dhe autor i 10 golave në kampionat.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"