Në Berat kaplon heshtja para derbit me Lushnjën, ish-kapiteni Gega: Tomori do shpërblehet për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 17:31

Në Berat kaplon heshtja para derbit me Lushnjën, ish-kapiteni Gega: Tomori do shpërblehet për…

Tomori po u jep dorën e fundit përgatitjeve anti-Lushnja. Derbi po afron dhe beratasit nuk duan që t’i lënë asgjë rastësisë. Bledar Sinella po merret me çdo detaj, pasi blofet janë të ndaluara në “Roza Haxhiu”.

Tomori6

Për të shmangur trysninë dhe presionin, është vendosur edhe heshtje për mediat. Në Berat kanë zgjedhur më së shumti që të flasin në fushën e lojës sesa me deklarata pompoze. Ish-kapiteni Gëzim Gega mendon se kjo është zgjedhja e duhur, gjë që e pohon edhe për gazetën.

“Kjo është mënyra më e mirë për të përgatitur një ndeshje të këtyre përmasave. Kam shumë besim se Tomori do të shpërblehet për punën e kryer dhe do të fitojë”, është shprehur nga Anglia ish-mesfushori i mirënjohur i beratasve.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"