“Në asnjë vend të Europës nuk ka klub bashkie”, shkodrani Miloti: Te Tirana kam kaluar vitet më të bukura në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 16:16

“Në asnjë vend të Europës nuk ka klub bashkie”, shkodrani Miloti: Te Tirana kam kaluar vitet më të bukura në karrierë

Auron Miloti, një nga shkodranët e parë që luajti me fanellën e Tiranës. Në një lidhje live për emisionin “Gol pas Goli”, ish-futbollisti, foli në prag të klasikes, Tirana-Vllaznia, duke u shprehur:

bandicam 2020-06-19 16-12-10-879

“Hafizin e kam pasur trajner te Vllaznia, me Nevilin kam luajtur te Tirana 3 vjet, kam qenë shumë i lumtur që ato vite i kam luajtur me Nevilin. Ka qenë një sportist shembullor dhe një shok i mirë.

Ishte një gjë shumë e bukur të luaje me 2 skuadra që i kanë dhënë tonin futbollin shqiptar. Kam kaluar vitet më të bukura futbollistike. Vitet te Tirana do të mbesin gjithmonë në kujtimet e mia sepse kam fituar trofe. Grupi që ishim atëherë kishim vetëm një drejtim fitoren. 4 vitet që kam luajtur te Tirana janë vitet më të bukura në karrierën time futbollistike.

Jo në Austri po në çdo vend të Europës nuk ka klub Bashkie. Nuk e kuptoj as unë. Shpresoj që për të mirën e tifozëve, klubi t’i jepet një sponsori. Ka 3-4 vite që Vllaznia nuk po ngreh kokë. Nuk është si më përpara që luftonte për kreun”, u shpreh Miloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"