Në Argjentinë pranë nënës së sëmurë, menaxheri i klubit të njohur: Do të ishte bukur nëse Higuaini të luante për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 23:17

Në Argjentinë pranë nënës së sëmurë, menaxheri i klubit të njohur: Do të ishte bukur nëse Higuaini të luante për ne

Në Argjentinë duan që Gonzalo Higuain të luajë sezonin e ardhshëm me Rivër Plejtin.

Higuain

Menaxheri i klubit legjendar amerikano-latin shprehu hapur dëshirën për të rikthyer pas 13 vitesh sulmuesin e Juventusit te skuadra me të cilin nisi karrierën si lojtar profesionist

Në fakt, argjentansi ndodhet në atdhe për t’i qëndruar pranë nënës së tij të sëmurë, por ai është i detyruar të japë përgjigje për të ardhmen e tij te “Zonja e Vjetër”. Juventusi i ka ofruar rinovim të kontratës, por me pagë të reduktuar. Nuk dihet nëse Higuain do ta pranojë një zgjedhje të tillë, aq më tepër që Paulo Dibala dhe Kristiano Ronaldo e kanë lënë mënjanë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"