Në Angli nuk ka dyshime, Premier Liga rikthehet më 17 qershor. Ja supersfida që do të ngrejë siparin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:45


Në Angli nuk ka dyshime, Premier Liga rikthehet më 17 qershor. Ja supersfida që do të ngrejë siparin

Tashmë duket se nuk ka më dyshime, Premier Liga do të rinisë nga e nga e mërkura e 17 qershorit. Në takimin e mbajt sot, 20 klubet e Ligës Premier votuan në favor të rregulloreve, të njohur si “Project Restart”.

premier lig

“The Telegraph” shkruan se gjithçka do të nisë me dy ndeshje atë ditë, Aston Vila-Shefield Junajtid dhe Mançester Siti – Arsenal. Më këto ndeshje do të mbyllen ndeshjet e javës së 29-të dhe pas tri ditësh më 20 qershor dhe të luajnë të gjitha 20 klubet, ku pretendohet mbyllja e sezonit më 1 gusht.

Edhe pse Anglia ka një numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 dhe aktualisht ka më shumë vdekje të përditshme dhe raste të reja se vendet tjera, futbolli i saj po merr një qasje më të lirshme në protokollin mjekësor. Periudha e karantinës nëse një lojtar testohet pozitiv në Britani është shtatë ditë, ndryshe nga Italia që e ka 14 ditë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com