“Në 2015 dola i treti me Lacion në kampionat”, Pioli: Nuk kemi vetëm Ibrën, dimë të vuajmë dhe të sakrifikojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 23:30

“Në 2015 dola i treti me Lacion në kampionat”, Pioli: Nuk kemi vetëm Ibrën, dimë të vuajmë dhe të sakrifikojmë

Trajneri i Milanit Stefano Pioli u shpreh pas fitores 2-0 ndaj Bolonjës skuadra aktuale që po stërvit është ekipi më teknik që prej vitit 2015, kohë kur drejtoi Lacion në vendin e tretë në kampionatin italian.
unnamed
Ai shtoi se Milani duhet të përqëndrohet te lojtarë cilësorë, pavarësisht moshës.

“Reagimi i skuadrës në fushë – Nuk jam i befasuar. Nëse keni mentalitetin e duhur, këmbët do të funksionojnë si duhet. Ekipi e kontrolloi fushën me personalitet. Ndeshja nuk ishte e lehtë.

Efekti ‘Ibrahimovic’ – Besoj se ekipi punon dhe individët janë ekzaltuar. Kemi individë të shkëlqyer, jo vetëm Zlatanin, i cili është kampion. Ekipi luajti pozitivisht, di si të vuajë dhe të sakrifikojë. Cilësitë teknike janë atje. Jemi të kënaqur që po i shfrytëzojmë cilësitë.

Milani, ekipi më teknik që ka drejtuar – Është një ekip shumë teknik. Mendoj se Lacioja e sezonit të parë që drejtova (2014-2015) ishte një ekip shumë teknik, në fakt atëherë përfunduam në vendin e tretë. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, por e rëndësishme është rritja e lojtarëve.

Milani në gjurmët e mbrojtësit të Shalkes 04 Matija Nastasiç – Kemi 3 qendërmbrojtësa të dëmtuar. Kemi pak alternativa në këtë pikë. Milani duhet të përqëndrohet te lojtarët me cilësi, pavarësisht se janë apo jo të rinj. Besoj se tani dhe deri në tetor të mund të luajmë 4 ndeshje dhe klubi ka thënë se është gati të përmirësojë ekipin nëse mundësitë rriten”, përfundoi trajneri i Milanit Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"