Ndryshon vetëm mbrojtja, Josa i beson ekipit fitues. Ja si pritet formacioni i Kukësit ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 11:47

Ndryshon vetëm mbrojtja, Josa i beson ekipit fitues. Ja si pritet formacioni i Kukësit ndaj Partizanit

Mirel Josa do t’i besojë formacionit fitues ndaj Tiranës edhe në ndeshjen që Kukësi do të luajë të dielën në stadiumin “Elbasan Arena” kundër Partizanit. Trajneri kryeqytetas ka provuar skema të ndryshme loje në seancat e fundit, por, me sa duket, është bindur për të hedhur në fushë të njëjtët futbollistë, me përjashtimin e vetëm në repartin mbrojtës.

Mirel Josa Kukesi

Bruno Lulaj është mungesë e sigurt, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kësisoj, dilema e vetme është kush do të luajë në vend të qendërmbrojtësit. Sipas të gjitha gjasave, Josa do t’i besojë në këtë pozicionin 20-vjeçarit Bytyçi. Ky i fundit ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij kampionati si titullar, por me ardhjen e boshnjakut Kurdiç në merkaton e janarit, është ulur në stol.

Në pozicionet e tjera mendohej se kishte dyshime për aktivizimin e Albin Gashit, por duket se trajneri i Kukësit është i vendosur për të lënë sërish në stol Vesel Limajn. Mesfushori nuk luajti titullar as kundër Tiranës, por u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin që vulosi fitoren. Në seancën e fundit Josa e ka lënë me ekipin rezervë Limajn, por gjithsesi çdo gjë mund të ndodhë.

FOR

SKERDILAID SULOZEQI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"