Ndryshon strategjia te Partizani, Mehmeti kthen protagonist kryesor një “të harruar”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 21:32

Ndryshon strategjia te Partizani, Mehmeti kthen protagonist kryesor një “të harruar”

Pas disa ndeshjesh radhazi në stolin e rezervave, Herald Marku është kthyer të kontribuojë në fushë për Partizanin me trajnerin Mehmeti, që ka kthyer shikimin më në fund nga shkodrani, të cilin e kishte preferuar gjithmonë pas Muratajt në këtë sezon. Shkodrani ka arritur t’ia shpërblejë trajnerit, duke bërë paraqitje konstante pozitive.

marku partizani

KOTE – Ndryshe nga Marku, Kristi Kote është tërësisht jashtë planeve të trajnerit. Pavarësisht se ka edhe dy vite në kontratën e tij me Partizanin, korçari i rritur në akademinë e Skënderbeut, pritet të gjejë një akord me klubin për t’u larguar e për të provuar një eksperiencë të re. Një pjesë të mirë të këtij sezoni ai e ka kaluar me ekipin U-21.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"