Ndryshon skema e Kategorisë së Dytë, Kamza konfirmon pjesëmarrjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2019 | 12:33

Ndryshon skema e Kategorisë së Dytë, Kamza konfirmon pjesëmarrjen

Hidhet ditën e sotme, shorti i Kategorisë së Dytë, në ambientet e FSHF-së.

shorti 2

Ekipi i Kamzës që dënua sezonin e shkuar do ta nisë sezonin e ri nga Kategoria e Dytë. Klubi ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë dhe do të jetë pjesë e grupit A.

Ndërkaq ka ndryshuar dhe skema e kësaj Kategorie dhe konsiston si më poshtë:

-Ngjitja në Kategorinë e Parë

Kategoria e Dytë zhvillohet me sistem vajtje ardhje me dy faza të rregullta, gjithsej 24 ndeshje. Pa përfundmit të këtyre ndeshjeve, e para e çdo grupi, ngjiten direkt në të Parën, Skuadrat e renditura në vendin 2, 3,4 dhe 5 të grupeve A dhe B, do të zhvillojnë ndeshje play off me sistem eliminimi brenda grupit përkatës. Fituesia e play off e grupit A dhe B do të zhvillojë finale me vendin e 8-të të Grupi A dhe B, për të Kategorisë së Parë, për të përcaktuar skuadrën që dio të jetë në Kategorinë e Parë sezonin që vjen.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas skemës  2-5 dhe 3-4.

71526853_502305963670291_3974699414462660608_n

-Rënia nga Kategoria

Në përfundim të sezonit përkatës, klubet e renditura përkatësisht në vendin e 12-të dhe 13-të të grupit B, bien direkt nga Kategoria e Dytë.

Ekipet e renditura në vendin e 11-të të Grupit A dhe në vendin e 11 të grupit B, do të luajnë ndeshje play-off me njëra-tjetrën për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshjen Play off me vendin e tretë të Kategorisë së Tretë.

11 Gr A -11 Gr B

Ekipi që do të humbasë do të zhvillojë ndeshje play off me vendin e tretë të Kategorisë së Tretë. Ndeshjet do të luhen me sistem eliminimi me një takim në stadium asnjanës

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"