Ndryshon plani te Partizani, të kuqtë zgjedhin që në stadiumin e ri të vendoset…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 21:57

Ndryshon plani te Partizani, të kuqtë zgjedhin që në stadiumin e ri të vendoset…

Ndryshon plani, bar sintetik për stadiumin Partizani është pranë transferimit në shtëpinë e re. Siç dihet, të kuqtë janë drejt përfundimeve të punimeve të kompleksit të ri në zonën e Tufinës. Klubi po punon për fushën e ministadiumit fillimisht, me qëllim stërvitjen e ekipit atje.

Partizani stadiumi

“Panorama Sport” mëson se kanë ndryshuar planet në lidhje me terrenin stërvitor. Projekti fillestar ishte që të shtronin një fushë me bar natyral, por nuk do të ndodhë kështu. Drejtuesit kanë vendosur që fillimisht fusha të shtrohet me bar artificial e më pas, kur stadiumi të jetë në gjendje të presë ndeshje zyrtare, të vendoset tapeti natyral.

Në harkun e pak ditëve, të kuqtë pritet që të stërviten në kompleksin e tyre, diçka që nuk ndodh prej dekadash. Kjo pritet të ulë jo pak harxhimet e Partizanit, që aktualisht stërvitet në një kompleks privat, çka është kosto e konsiderueshme për klubin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"