Ndryshon orari për ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, ja kur do të luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 0:17

Ndryshon orari për ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu, ja kur do të luhet

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut ishte planifikuar të luhej ditën e shtunë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.shkoder loro borici

Megjithatë së fundmi ka pasur një ndryshim orari për këtë ndeshje dhe do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 14:00. Pikërisht shkak për këtë është bërë një problem në rrjetin elektrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ndeshja nuk do të mund të luhet me drita.

Gjithashtu të shtunën do të luhen edhe 3 ndeshje të tjera, siç është ajo Bylis-Flamurtari në 14:00, Luftëtari-Laçi në 14:00 dhe Teuta-Kukësi në 17:00. Ndërkohë të premten në 19:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në 19:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"