Ndryshon orari për ndeshjen e Kategorisë Superiore, mësoni kur do të startojë sfida

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 22:50

Ndryshon orari për ndeshjen e Kategorisë Superiore, mësoni kur do të startojë sfida

Ndryshon orari i ndeshjes Skënderbeu-Laçi. E parashikuar për t’u luajtur të hënën në orën 17:00, konfirmohet se është zhvendosur për të nisur 60 minuta më pas, pikërisht në 18:00 në stadiumin e Korçës.Skenderbeu-Laci5

Lajmi u konfirmua dje për “Panorama Sport” nga burime të sigurta në FSHF. Nuk dihet ende se pse është bërë ky spostim, në një kohë që më parë ishte vendosur që nga katër ndeshje që do të luhen të hënën, tri prej tyre të nisnin në 17:00 dhe vetëm Teuta-Tirana në 20:00.

Gjithsesi, klubi korçar nuk ka bërë ende një konfirmim, ndoshta nisur edhe nga fakti që luhet pa praninë e spektatorëve. Gazeta kërkoi një arsye në FSHF për këtë ndryshim, por zyra për shtyp nuk dha detaje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"