Ndryshon orari, ja kur do të luhet Partizani-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2020 | 16:30

Ndryshon orari, ja kur do të luhet Partizani-Vllaznia

Sfida e javës së parafundit të kampionatit midis Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet ditën e premte në orën 17:45, jo në orën 20:45, siç ishte planifikuar në fillim nga FSHF-ja.
Partizani-Vllaznia
Takimi mes 16-herë kampionëve të Shqipërisë dhe shkodranëve është vendosur të luhet në “Air Albania”.

Partizani ka shanse minimale për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën  e Europës, ndërsa Vllaznia shpreson te shmangia e vendit të tetë (play-out) pas fitores së bujshme 1-0 kundër Kukësit ditën e diel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"