Ndryshon mbrojtja dhe balotazh Limaj-Gashi, ja dilemat e Josës për supersfidën ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 11:28

Ndryshon mbrojtja dhe balotazh Limaj-Gashi, ja dilemat e Josës për supersfidën ndaj Partizanit

Kukësi do të ketë një mungesë të sigurt në ndeshjen ndaj Partizanit, që do të luhet të dielën në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Bruno Lulaj, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i detyruar të pushojë këtë javë.

Mirel Josa

Trajneri Mirel Josa kishte stabilizuar repartin e mbrojtjes në këto tri javë që drejton skuadrën, duke aktivizuar Dragoshin dhe Kotobellin nga krahët, si dhe në qendër boshnjakun Kurdiç bashkë me Lulajn. Tashmë që ky i fundit nuk do të jetë, gjasat janë të aktivizohet 20- vjeçari Altin Bytyçi. Alternativë për vendin e Lulajt është edhe Mehdi Hetemaj.

Ndërsa dilema e madhe e Josës është të rikthejë apo jo Vesel Limajn nga minuta e parë. Mesfushori e nisi nga stoli kundër Tiranës, por pas aktivizimit në pjesën e dytë vulosi fitoren. Lojtari kosovar është në balotazh me Gashin për një vend.

kUKESI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"