Ndryshon hierarkia në sulmin e Realit të Madridit, ja kush do të jetë tani zëvendësuesi i Benzemasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 12:34

Ndryshon hierarkia në sulmin e Realit të Madridit, ja kush do të jetë tani zëvendësuesi i Benzemasë

Ndryshon hierarkia në sulmin e Realit të Madridit. Borha Majora do të jetë zëvendësuesi i Karim Benzemasë.

borja majoral

Sulmuesi spanjoll është stërvitur gjatë këtyre ditëve nën urdhrat e Zidanit dhe trajneri francez e ka pëlqyer shumë impenjimin e tij dhe seriozitetin.

Ai do t’i japë një mundësi për të qëndruar këtë sezon në Madrid. Në këtë mënyrë e konsideron si lojtarin që do të zëvendësojë Benzemanë në majën e sulmit. Luka Joviç ka humbur shumë terren dhe i ka kërkuar ekipit largimin në formë huazimi për të fituar eksperiencë në një skuadër tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"