Ndryshon formula, kualifikueset e Europianit me sistem grumbullimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 14:20

Ndryshon formula, kualifikueset e Europianit me sistem grumbullimi

Kualifikueset e Kampionatit Europian në volejboll për meshkuj, të cilat ishin planifikuar që të startonin më 15 gusht, nuk do të zhvillohen më me sistem vajtje-ardhje, pasi CEV ka vendosur që të bëhen me grumbullim. Në këto eliminatore merr pjesë edhe Shqipëria, e cila drejtohet nga trajneri Jani Melka.

kUALIFIKUESET

Kuqezinjtë ndodhen në Grupin E, së bashku me Sllovakinë, Zvicrën dhe Rumaninë. Tashmë stacioni i parë do të jetë në Sllovaki, në datat 8,9 dhe 10 janar 2021. Ndërsa më pas skuadrat do të zhvendosen në Rumani, për ndalesën e dytë, me ndeshjet që do të luhen në datat 15-16 dhe 17 janar.

Ky ndryshim i formulës ka ardhur për shkak të situatës me virusin “COVID-19”. Kujtojmë që dy skuadrat e para të grupit kualifikohen për në fazën finale të Kampionatit Europian, event që do të mbahet në katër shtete të ndryshme (Poloni, Çeki, Estoni dhe Finlandë).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"