Ndryshon axhenda, Lushnja miqësore me Leçen në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 12:47

Ndryshon axhenda, Lushnja miqësore me Leçen në Itali

Miqësorja e luksit, që verdhejeshilët lushnjarë do të zhvillojnë në Pulia, saktësisht në stadiumin “Via del Mare” të Leçes, nuk do të jetë me Barin, por me skuadrën vendase të Leçes. Lajmi është publikuar edhe në sajtin e klubit verdhekuq, “www.usleçe.it” , në të cilin thuhej:

lushnja

“Të enjten, në tre gusht, në “Via del Mare” është në program një miqësore ndërkombëtare. Verdhekuqtë do të përballen me KS Lushnja (seria A shqiptare), që do të fillojë në orën 20:30. Ndeshja miqësore është organizuar në bashkëpunim me kompaninë “WW SPORT MANAGEMENT”.

Leçe është një skuadër që luan prej pesë sezonesh, në Lega Pro(kategoria e tretë në Itali) dhe drejtohet nga trajneri Roberto Rizzo. Sot, Leçe nis zyrtarisht sezonin, pasi do të luajë në turin e parë të kupës së Italisë me Çiliverghe Mazzano-n.

AXHENDA – Lushnjarët kanë mbyllur javën e katërt stërvitore duke i vijuar përgatitjet në fushën e stadiumit “Roza Haxhiu”. Sot, skuadra verdhejeshile do të jetë pushim, ndërsa për javën e ardhshme, sipas informacioneve që jep klub lushnjar, skuadra do të stërvitet të hënën dhe të martën sërish në fushën e stadiumit, në ato pjesë të paprekura nga tapeti i vjetër.

Byzhyti Lushnja

Të martën në mbrëmje, skuadra verdhëjeshile do të niset drejt Pulias, ku të enjten në mbrëmje do të luajë miqësoren me Leçen. Deri tani te lushnjarët kanë firmosur 20 futbollistë, ku i fundit ka qenë elbasanasi Gava. Verdhëjeshilët presin dhe firmat e fundit para se të nisin fazën përgatitore në Pogradec.

LOJTARET E GRUMBULLUAR

Portierë

Mikel Spaho

Ibrahim Bejte

Mbrojtës

Endri Magani

Erjon Xhafa

Alban Byzhyti

Franci Bufasi

Eneo Bitri

Ledion Ruço

Mesfushorë

Gentian Çela

Ledjan Taullau

Ergys Alushi

Erlind Koreshi

Klejdis Branica

Arbër Mone

Agim Meto

Orgest Gava.

Sulmues

Mikel Canka

Fatjon Sefa

Brunild Pepa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"