Ndryshon axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të zhvillohen përballjet e javës së 13-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 15:20

Ndryshon axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të zhvillohen përballjet e javës së 13-të

Pas pauzës për shkak të Kombëtareve, do të rikthehet këtë fundjavë Kategoria Superiore, teksa do të zhvillohen përballjet e javës së 13-të.

Kategoria Superiore 81

Ditën e djeshme u bë publike edhe axhenda e kësaj javë, ndërkohë që siç ndodh zakonisht, edhe këtë javë ka ndryshim të axhendës.

Sfida mes Partizanit dhe Laçi, e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e premte, është spostuar  në orën 16:30. Kjo përballje me shumë gjasa pritet të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, për shkak të problemeve me fushën në “Selman Stërmasi”.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar se ku do të zhvillohet kjo përballje, ndërkohë që mësohet se ekzistonte si hipoteze zhvillimi i sfidës në stadiumin e ri “Air Albania, por problemet që shfaqi fushë në sfidën ndaj Francës, e bën të pamundur, zhvillimin e këtij takimi.

Ndërkohë po ditën e shtunë do të zhvillohen edhe 3 sfidat e tjera. Në orën 13:30, Kukësi do të presë në “Elbasan Arena” Bylisin. Në të njëjtin orar, do të zhvillohet edhe sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit.

Në orën 16:30, krahas Partizani-Laçi, në Korçë luhet supersfida mes Skënderbeut dhe Tiranës. Ndërkohë që java e 13-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet me përballjen e ditës së diel mes Vllaznisë dhe Teutës që do të zhvillohet në Shkodër.

Axhenda e javës së 13-të:

E shtunë, 23 nëntor:

KUKËSI-BYLISI 13:30

FLAMURTARI-LUFTËTARI 13:30

SKËNDERBEU-TIRANA 16:30

PARTIZANI-LAÇI 16:30

E diel, 24 nëntor:

VLLAZNIA-TEUTA 16:30

aXHENDA JAVA 13

PANORAMSPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"