Ndryshoi ndeshjen e Rejnxhërsit, Kamberi ambicioz: Gati të jem titullar në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 23:15

Ndryshoi ndeshjen e Rejnxhërsit, Kamberi ambicioz: Gati të jem titullar në Ligën e Europës

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi beson se do të jetë titullar dhe do të udhëheqë sulmin e Glasgou Rejnxhërsit  në ndeshjen e kthimit kundër Bragës në Ligën e Europës.

 

PERTH, SCOTLAND - FEBRUARY 23: Florian Kamberi celebrates after scoring to make it 1-1 during the Ladbrokes Premiership Match Between St Johnstone and Rangers at McDiarmid Park on February 23, 2020 in Perth, Scotland. (Photo by Rob Casey / SNS Group via Getty Images)

Pasi bëri një paraqitje fantastike sot kundër Sent Xhonstounit duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm si dhe asistoi golin e dytë të skuadrës së tij, 25-vjeçari deklaroi se mirëpret çdo vendim të trajnerit të tij Stivën Xherrard për të luajtur si titullar apo për ta nisur takimin nga stoli.

“Përpiqem çdo ditë t’i tregojë trajnerit se çfarë jam në gjendje të bëj. Respektoj vendimet e tij sepse Rejnxhërsi është mbi të gjithë. Do të jem gati sa herë që do të më jepet shansi për të luajtur dhe për të udhëhequr sulmin kundër Bragës, njësoj si dhe në kampionat. Kampionati skocez nuk është i lehtë, kështu që e di që nuk është e lehtë dhe e di se çfarë duhet të bëj për të qenë gati të mërkurën. Këtu është ndryshe nga Hiberniani.
Po planifikoja të festoja fitoren me golin dhe asistin tim, por nuk mundëm të fitonim, megjithatë jam i kënaqur me paraqitjen time”, deklaroi Kamberi pas ndeshjes së sotme, ku u shpall “lojtari më i mirë i takimit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"