Ndryshimi i trajnerit ndikon pozitivisht te Lika dhe Hyseni, “falen” dy futbollistët e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 16:53

Ndryshimi i trajnerit ndikon pozitivisht te Lika dhe Hyseni, “falen” dy futbollistët e Luftëtarit

Gresild Lika dhe Eraldo Hyseni një javë më parë u dënuan për thyerje disipline dhe për këtë çështje, Neritan Novi tregon versionin e tij.novi

Trajneri i ri ka menduar që t’i kthejë duke filluar që nga Laçi, të paktën këtë nënkupton deklarata e tij: “Unë nuk kam ardhur këtu për të dënuar lojtarët. Me mua ka marrëdhënie korrekte dhe serioze në punë. Futbolli është punë dhe lojtarët e mi këtë gjë e dinë mirë.

Të organizuar dhe të bashkuar do të luftojmë për të arritur sa më shumë rezultate pozitive”. Luftëtari në përballjen me Laçin, si asnjëherë do të jetë i plotë pasi nuk ka lojtarë të penalizuar dhe të dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"