Ndryshimet te Kombëtarja/ Silvinjo do të bëhet “shqiptar”, nuk do ketë në staf Salihin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2023 | 23:52

Ndryshimet te Kombëtarja/ Silvinjo do të bëhet “shqiptar”, nuk do ketë në staf Salihin

Ditën e hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të prezantohet trajneri i ri i Kombëtares, braziliani Silvinjo. Ndryshe nga Edi Reja, i cili shumicën e vitit e kalonte në shtetin fqinj të Italisë,

silvinjo

Silvinjo ka vendosur që të shpërngulet për të qëndruar me kohë të plotë në Tiranë, për të qenë edhe më afër futbollit vendës dhe duke u angazhuar gjatë gjithë kohës. Përveç Zabaletës dhe Dorivës, të cilët do të jenë ndihmësit e 48-vjeçarit, bashkë me të do të vijë edhe një përgatitës atletik, të cilin braziliani e ka zgjedhur vetë.

salihi

Kështu që do të ketë edhe një largim, me Hamdi Salihin, i cili nuk do të vazhdojë që të jetë në stafin e Kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"