Ndryshimet te Dinamo, trajneri i ri nuk toleron edhe “senatorët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 14:10

Ndryshimet te Dinamo, trajneri i ri nuk toleron edhe “senatorët”

Dinamoja ka kaluar tashmë në administrimin e një shoqërie italiane, e cila ka në krye biznesmenin Marko Pontreli. Prej gati një muaji italianët po menaxhojnë Dinamon, pasi kanë arritur akordin për marrjen e saj në administrim. 

Dinamo

Drejtuesit e rinj kanë bërë kontratat e reja të lojtarëve, të cilët i kanë firmosur tashmë. Baza materiale është plotësuar, çdo pagesë që klubi ka pasur prapambetje është likuiduar dhe lojtarët janë qetësuar. Trajneri Mauro Manzoni po punon për ndeshjen me Veleçikun, që në kushtet aktuale ka marrë rëndësi të veçantë.

dinamo

Në formacion pritet të kthehet mbrojtësi Erxhan Muça, i cili shpesh nuk është grumbulluar nga stafi italian dhe mësohet se kjo ndodh për shkak të mbipeshës së lojtarit. Për sfidën me Besëlidhjen nuk u grumbullua as Jetmir Sefa, për të cilin u tha se ishte i dëmtuar, por trajneri Manzoni është i pakënaqur edhe me të, ndaj e ka lënë jashtë, ndërsa ndaj Kastriotit e ndërroi me Prendin që në minutën e 51-të. Pritet që dy “senatorët” të luajnë nga minuta e parë në ndeshjen e radhës.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"