“Ndryshimet e Rejës në Kombëtare ndihen”, Astrit Hafizi: Turqia në presion e pa fantazi, por ja ku gabuam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 23:47

“Ndryshimet e Rejës në Kombëtare ndihen”, Astrit Hafizi: Turqia në presion e pa fantazi, por ja ku gabuam

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, shprehet në emisionin “Kuq e Zi”, se humbje si këto me Turqinë djegin, por loja e ekipit përfaqësues duhet marrë për bazë për të ardhmen.

hafizi

Hafizi shprehet se ndaj Turqisë, Shqipërisë i mungoi qetësia, dhe bënte gabime në disa pasime të thjeshta. Tekniku shkodran foli edhe për skemën dhe frymën që ka futur në ekip trajneri Reja.

HUMBJA – Janë disa humbje që djegin. Nuk është hera e parë. Ndër vite kemi pësuar në fund. Janë gjëra që nuk po gjejnë zgjidhje. Reja kishte frikë në intervistë që të mos humbej përqendrimi. Aty e humbi kontrollin Strakosha, duke mos parë sa vlera kishte ai top aty. Barazimi nuk na hynte në punë, por 1 pikë ishte domethënëse për ne.

GABIMET – Kishim përballë një ekip që u fut në presion. Nuk e mendova se Turqia ishte kaq në presion, sa që luajtën pa fantazi. Na shkonte për shtat në mbrojtjen tonë, sepse shkatërruam dhe prishëm aksionet e tyre. Çdo gjë po shkonte sipas rrjedhës sonë. Na mungoi qetësia kur kishim topin. Pasuam disa herë topa gabim, skuadra turke pasonte gabim, por edhe ne ia kthenim me gabim. Këtë duhet ta përmirësojmë, sepse mund të ketë edhe kundërshtarë të tillë përsëri. Në pjesën e dytë, e rriti lojën, dhe duhet ta marrim si shembull pozitiv futjen e Roshit. Mund të luhet edhe 3-4-3, dhe Roshi është më i avancuar, dhe prapa ka Veselin ose Hysajn.

ROLI I TRAJNERIT – Reja mendoj se ka dorën e vet në këtë ndeshje. Jo në humbje, për një dalje të Strakoshës, por në vendosje, në detyrat që vë në fushë. Ka një sistem loje, si dhe në rinovimin e skuadrës. Afron disa lojtarë, po i përshtaten skemës së tij. Fakti që nuk përqendrohemi në minutat e fundit, ka të bëjë me përgatitjen e lojtarëve, me mentalitetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"