Ndryshime te Pogradeci, largohet Fetollari. Ja trajneri i ri i liqenorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2019 | 19:52

Ndryshime te Pogradeci, largohet Fetollari. Ja trajneri i ri i liqenorëve

Festim Fetollari nuk do të jetë më trajner i Pogradecit. Ndryshimet e ndodhur në bashki, kanë bërë që edhe skuadra e futbollit të qytetit liqenor të preket nga një ristrukturim në drejtim dhe në staf.

festim fetollari

Drejtimi i skuadrës i është besuar një emri të njohur në kampin pogradecar. Bëhet fjalë për trajnerin Ardjan Abazi, i cili rikthehet në drejtimin e skuadrës së parë të Pogradecit pas shumë sezonesh.

Abazaj sezonet e fundit ka drejtuar ekipet e moshave, ndërkohë që pati një aventurë të shkurtër edhe te Devolli sezonin e kaluar, ku pasi punoi për disa muaj, u largua për shkak të disa mosmarrëveshjeve.

Abazaj222

Me emërimin e trajnerit të ri dhe stafit drejtues, liqenorët do të synojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore. Në ditët e ardhshme pritet që pogradecarëve t’iu bashkohen edhe disa afrime cilësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"