Postuar: Janar 19, 2022 | 14:31
Ndryshime të pakta për verilindorët, ja formacioni i mundshëm i Kukësit ndaj Dinamos
Ende nuk mund të flitet me siguri për formacionin që do të hedhë në fushë trajneri Diego Longo, pasi gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë i kushtëzuar për të provuar të gjithë ekipin për shkak të mungesave prej COVID-it.
Megjithatë, gjasat janë që të mos ketë shumë ndryshime në lidhje me titullarët që ka përdorur përgjatë këtij sezoni.
Krahu i djathtë i mbrojtjes dhe shoqëruesi i Lulajt në qendër të saj janë ende të paqartë, ashtu si edhe maja e sulmit.
Peposhi dhe Bytyçi luftojnë për një vend, ndërsa në balotazh janë gjithashtu Milunoviç dhe Puntus.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"