Ndryshime të mëdha, nga buxheti te struktura e klubit të Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2020 | 13:05

Ndryshime të mëdha, nga buxheti te struktura e klubit të Kategorisë së Parë

Lajme të mira për skuadrën e Festim Fetollarit. Gjatë të martës, në ambientet e Bashkisë së Devollit u zhvillua një mbledhje e përgjithshme me anëtarët e shoqatës së klubit të futbollit, e cila vendosi shumëçka për të ardhmen e skuadrës. Në të u diskutua për buxhetin e vitin 2020, që pritet të jetë 200 milionë lekë të vjetër. 

Devolli Turbina

Ky fond do të shfrytëzohet për pagat dhe sigurimet shoqërore të lojtarëve, por edhe për shpenzime të tjera operative. Në të njëjtën kohë u miratuan edhe disa lëvizje në strukturën e klubit. Trifon Meraku është emëruar zyrtarisht si drejtor teknik, por njëherësh do të mbajë edhe postin e trajnerit të portierëve.

Shumë shpejt do të zbulohet edhe emri i administratorit të ri, që aktualisht mbahet nga vetë kryebashkiaku Eduard Duro. Por mendohet që Devolli të ketë edhe ndryshim në status, nga OJF të kthehet në sh.a.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"