Ndryshime nga UEFA, më shumë mundësi për klubet shqiptare të kalojnë në fazën e grupeve në kompeticionet europiane

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 0:27

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore LAJMI KRYESOR Të fundit

Ndryshime nga UEFA, më shumë mundësi për klubet shqiptare të kalojnë në fazën e grupeve në kompeticionet europiane

FSHF-ja ka njoftuar për ndryshimet e fundit nga UEFA, ku ekipet shqiptare tashmë kanë më shumë mundësi për tu kualifikuar në fazën e grupeve në kompeticionet europian.Skenderbeu2-470x313

E veçanta e kësaj është se kur ekipet skualifikohen nga raundi i parë i eliminatoreve të Ligës së Kampionëve nuk shkojnë në Ligën e Europës, por kalojnë tek raundi i dytë i Ligës së Konferencës.

UEFA përmes Qarkores 5/2020 informon lidhur me ndryshimet e formatit të kompeticioneve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës për ciklin 2021-2024. Ky format u jep klubeve shqiptare më shumë mundësi për të luajtur në fazën e grupeve të kompeticioneve evropiane.

Formati do të jetë me këtë strukturë:

Liga e Kampionëve – 32 ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe -125 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
· Liga e Europës – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
· Liga e Konferencës Europiane, – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;

Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e 38-të të UEFA-s, ku nga përcaktimi i formatit të ri, në rast se vendi ynë do të vijojë të mbajë këtë vend në renditje, do të mund të përfaqësohemi me 4 ekipe, ku:

1. Ekipi kampion i Shqipërisë hyn në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve;

2. Fituesi i Kupës së Shqipërisë hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë; (në rast se fituesi i Kupës së Shqipërisë është i njëjtë me vendin e parë, të dytë ose të tretë, vendi kalon tek vendi i katërt në kampionat);

3. Vendi i dytë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë;

4 Vendi i tretë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë.

  1. Partizani555

 

Sipas skemës së formatit të propozuar:

Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Dytë të Ligës së Konferencës;

Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Dytë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Tretë të Ligës së Europës;

Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë dhe Playoff-et e Ligës së Kampionëve, respektivisht luan playoff ose kalon direkt në Fazen e Grupeve të Ligës së Europës;

Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë të Ligës së Europës, atëherë kalon ne Raundin Play-Off të Ligës së Konferencës;

Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin Play-Off të Europa Ligës, atëherë kalon në Fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës.

  • kukesi fiton kupen

Kalendari, pavarësisht se planifikohet të mbahet ai i njëjti i Kompeticioneve të Klubeve UEFA, do të saktësohet në periudhën në vijim.

Oraret e ndeshjeve do të jenë 18:55 dhe 21:00, e Martë, e Mërkurë dhe e Enjte;
· Marta e Mërkura do rezervohet për Ligën e Kampionëve;
· Liga e Europës dhe ajo e Konferencës do i ndajnë ndeshjet në mënyrë të barabartë në dy oraret e të Enjtes;Tirana derbi
· Për ndeshje që do luhen në zona mbi dy orë nga ora europiane do rezervohet orari 16:30.
· Nivelet e shpërndarjes financiare dhe pagesat e solidaritetit për klubet pjesëmarrëse do të komunikohen nga ana e UEFA-s në vijim, gjatë këtij viti.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com