Ndryshime në listën e Shpresave, Bushi grumbullon në ekip lojtarin e Hajduk Splitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2019 | 16:21

Ndryshime në listën e Shpresave, Bushi grumbullon në ekip lojtarin e Hajduk Splitit

Shqipëria e 21-vjeçarëve është duke kryer përgatitjet për 2 ndeshjet e radhës, siç është ajo miqësore kundër Francës ditën e nesërme dhe ndeshja me Austrinë për kualifikueset e Europianit, të vitit 2021.U-21-stervitje-ne-France

Lojtarët janë grumbulluar në Amiens të Francës, ku po përgatiten për ndeshjen e nesërme në 20:45. Pas përfundimit të ndeshjes së nesërme, 21-vjeçarët do të rikthehen në Shqipëri ku do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e 9 shtatorit në “Niko Dovana”.

Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën e lojtarëve të grumbulluar në Alban Bushi. Nga grumbullimi është larguar Lindon Selahi, teksa shkak për këtë është bërë një dëmtim që ka pësuar lojtari gjatë seancave stërvitore dhe nuk do të jetë i gatshëm për 2 ndeshjet e ardhshme.emir sahiti

Në vend të tij është grumbulluar Emir Sahiti, i cili aktivizohet në kampionatin kroat me Hajduk Splitin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"