Ndryshime në listë/ Kombëtarja mbërrin në San Marino. Reja humbet një sulmues, në dyshim edhe… Roshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 23:51

Ndryshime në listë/ Kombëtarja mbërrin në San Marino. Reja humbet një sulmues, në dyshim edhe… Roshi

Ndryshime në listën e Kombëtares në prag të sfidës ndaj San Marinos. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, zyra e shtypin pranë FSHF-së ka bërë me dije se Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i s’kualifikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë.

Kombetarja A

Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rikuperohet për ndeshjen.

Ndërkohë për sa i përket përgatitjeve, Kombëtarja ka zhvilluar paraditen së hënës një seancë të lehtë stërvitore në kompleksin Tropikal. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime shkrythëse, ndërsa ato që qëndruan në stol një seancë më të plotë.

Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino, ku të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit 2022. Kuqezinjtë kanë mbërritur në orët e pasdites në San Marino, ndërsa për ndeshjen e tretë do të ketë disa ndryshime ne organikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"