Ndryshime në lidhje me të ardhmen e Kutinjos, Bajerni dëshiron ta mbajë deri …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 22:46

Ndryshime në lidhje me të ardhmen e Kutinjos, Bajerni dëshiron ta mbajë deri …

Filip Kutinjo është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Bajernit të Mynihut, me këta të fundit që dëshirojnë ta mbajnë deri sa të mbyllët sezoni aktual. 

kutinjoo

Braziliani është i huazuar te Bajerni deri në qershor dhe pikërisht në këtë periudhë pritej që të rikthehej te Barcelona, skuadra që zotëron kartonin e tij, por bavarezët kërkojnë ta shfrytëzojnë dhe më shumë Kutinjon.

kutinjo

Gjithsesi bavarezët nuk kanë ndërmend të ushtrojnë të drejtën e blerjes për 27 vjeçarin në pronësi të Barcelonës. Qëllimi i Bajernit është ta mbajë në skuadër mesfushorin me tipare sulmuese derisa të përfundojë Liga e Kampionëve, e më pas ta lërë të kthehet te Barcelona.

kut

Faktikisht atë nuk e duan as te Barcelona, prandaj me shumë mundësi sezonin e ardhshëm Kutinjo do të veshë një fanellë të një tjetër ekipi.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"