Ndryshime në formacion, Daja i beson Suad Sahitit ndaj Jang Bojsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 14:18

Ndryshime në formacion, Daja i beson Suad Sahitit ndaj Jang Bojsit

Bardhekuqtë kanë mbyllur përgatitjet në Durrës dhe janë gati të nisen drejt Zvicrës për t’u akomoduar në Bernë në kuadër të ndeshjes së të enjtes ndaj Jang Bosjit. Në seancën e fundit nga Durrësi, trajneri ka përgatitur ekipin në kushte loje.

Skenderbeu

Daja është gati që të bëjë edhe ndryshimet e duhura për t’i dhënë skuadrës freski dhe mundësi pushimi për disa lojtarë që kanë marrë ngarkesa të plota, por edhe të promovojë të rinj që kërkojnë konfirmim.

Skënderbeu

Në këtë drejtim duket se do të ketë ndryshime duke filluar me mbrojtjen që mund të kursehet Radas dhe të luajë Aliti. Më pas, në mesin e fushës rikthehet titullar Nimaga, ndërsa Muzaka do të luftojë për një vend me Takun, me këtë të fundit më të avantazhuar. Edhe në sulm duket se me mungesën e Souesë do t’i takojë Xhejmsit të jetë në majë, ndërsa risi është Suad Sahiti, i cili bashkë me Gavazajn do të mbështesin nigerianin nga krahët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"