Ndryshime në drejtim, një president i ri për Tërbunin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2016 | 14:08

Ndryshime në drejtim, një president i ri për Tërbunin

Artan Zaja do të jetë presidenti i ri i Tërbunit. Zv.kryetari i Bashkisë është emëruar në postin e drejtuesit të klubit nga kryebashkiaku Gjonaj. Menjëherë sapo ka marrë detyrën, Zaja ka ndërmarrë disa vendime të rëndësishme.

terbuni duke festuar ne korce

Ai ka emëruar kapiten të ekipit Klodian Sulollarin, në një kohë që ka dhënë urdhër për shpërndarjen e kësteve të para të kontratës për lojtarët që do të federohen. “Jam shumë optimist për fillimin e kampionatit dhe për ekipin. Për mua do të jetë një përgjegjësi e madhe dhe do jap maksimumin tim për drejtimin e këtij klubi, ashtu siç duhet për të arritur qëllimin tonë, rikthimin në Superiore.

Më vjen mirë që tek ekipi i Tërbunit janë afruar gjashtë pukjanë që kanë dalë nga akademia nga i gjithë vendi. Është diçka shumë pozitive, pasi ata do të luajnë për vendin e tyre dhe do të përfaqësojnë qytetin e tyre. Është folur prej shumë vitesh për ndërtimin e një kompleksi afër stadiumit ‘Ismail Xhemali’ dhe me ndihmën e bashkisë, do ta ndërtojmë një të tillë për stërvitjen e ekipit të Tërbunit dhe për të rinjtë e Pukës”, është shprehur presidenti Zaja.

Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"