Ndryshime në Berat, Tomori me president dhe administrator të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2019 | 22:03

Ndryshime në Berat, Tomori me president dhe administrator të ri

Pas një sezoni zhgënjyes, ku Tomori zbriti në Kategorinë e Dytë, klubi beratas bën ndryshime rrënjësore në organizimin e klubit.

tomori

Nëpërmjet një njoftimi, beratasit lajmërojnë se Petrit Sinaj nuk është më president i klubit, ndërsa presidenca i ka kaluar Ervin Demos, që është edhe kryetar i Bashkisë së Beratit.

Bashkia e Beratit ka 100% në zotërim aksionet e Tomorit, dhe klubi i ri ka tashmë edhe administratorin e ri. Këtë post do ta mbajë Ismet Ajazi, që vite më parë ka qenë shef i klubit, ndërsa ka qenë edhe delegat në FSHF.

NJOFTIMI I KLUBIT

FKT | Lajm

z.Petrit Sinaj nuk është më president i Tomorit. Presidenca e klubit i takon z.Ervin Demo, i cili tanimë ka marr në mënyrë zyrtare edhe drejtimin e Bashkisë së Beratit.

Kujtojmë që Futboll Klub Tomori menaxhohet 100% nga institucioni i Bashkisë së këtij qyteti.

I urojm suksese z.Demo në menaxhimin e një prej klubeve më me tradita që njeh vendi jonë.

ADMINISTRATORI

Futboll Klub Tomori ka vendosur administratorin e ri gjatë ditës së sotme. Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, Tomori ka vendosur që në postin e administratorit të emërojë z.Ismet Ajazi.

Një emër i tillë natyrisht që është shumë i njohur nga i gjithë ambienti sportiv beratas dhe shqiptar, sepse kemi të bëjmë me një delegat të FSHF-së që ka lënë gjurmë pozitive në detyrën e kryer.

Ditën e hënë fillon puna për krijimin e skuadrës së re.

PANORAMASPORT.AL

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"