Ndryshim planesh për ndeshjen e kthimit Juventus-Lion, presidenti i klubit francez zbulon datën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 20:07

Ndryshim planesh për ndeshjen e kthimit Juventus-Lion, presidenti i klubit francez zbulon datën e re

Ndeshja e kthimit Juventus-Lion, e vlefshme për fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve, nuk do të luhet në datë 8 gusht siç u raportua më parë, por do të luhet në datë 7 gusht.

juventus

Është presidenti i klubit të Lionit, Jean-Michael Aulas, ai që ka bërë të ditur këtë të shtunë se ndeshja e kthimit Juventus-Lion do të luhet në datë 7 gusht, raporton “RTL France”.

“Ndeshja me Juventusin do të zhvillohet në datë 7 gusht në Torino, pa praninë e tifozëve,” deklaroi presidenti i Lionit.

Ndeshja e parë e luajtur në Francë përfundoi 1-0 për Lionin, por Juventusi do të futet në fushë në ndeshjen e kthimit me synimin e qartë për përmbysje për shkak se do të luajë në shtëpinë e tij.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"