Ndryshim në pankinë, klubi gjerman nxiton të emërojë trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:16

Ndryshim në pankinë, klubi gjerman nxiton të emërojë trajnerin e ri

Herta e Berlinit ka emëruar sot trajnerin e saj të ri. Bruno Labadia do të marrë drejtimin e skuadrës gjermane pas 4 ditësh.

Bruno-Labbadia

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi gjerman në faqen e tij zyrtare. Herta e Berlinit kishte planifikuar ta emëronte Labadian pas përfundimit të këtij sezoni, por për shkak të ndërprerjes së kampionatit në Gjermani nga koronavirusi, drejtuesit e Hertës vendosën të përshpejtonin emërimin e ish-sulmuesit gjerman.

Labadia pason në këtë detyrë Jurgen Klinsmanin, i cili dha dorëheqjen në 11 shkurt të këtij viti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"