Ndryshim i papritur në Ligën e Kampioneve, kompeticioni më i madh i klubeve drejt formulës së re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:46


Ndryshim i papritur në Ligën e Kampioneve, kompeticioni më i madh i klubeve drejt formulës së re

Vitet e fundit po përflitet për ndryshime në organizimin e evenimenteve më të mëdha të futbollit. Si Kupa e Botës, edhe për Ligën e Kampioneve ka dalë një propozim i fundit që të faza finale e grupeve të zhvillohet 36 skuadra.
UEFA Champions League Play-off Draw

Media britanike “Daily Telegraph” zbulon në mënyrë ekskluzive se UEFA po shqyrton mundësinë që kompeticioni madhor i klubeve të “kontinentit të vjetër” të shtojë dhe 4 skuadra të tjera në vitin 2024. Gara do të zhvillohet me 9 grupe. Një diskutim i tillë është përmendur që në fillim të këtij viti, por presidenti i UEFA-s Ceferin nuk është shprehur asnjëherë rreth mundësisë së shtimit të skuadrave në Ligën e Kampioneve.

Formati aktual i Ligës së Kampioneve zbatohet që prej vitit 2004.

PANORAMASPORT.AL

 

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com