Ndryshim i papritur planesh, PSG-ja i dërgon propozimin e ri Interit për Ikardin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 17:21

Ndryshim i papritur planesh, PSG-ja i dërgon propozimin e ri Interit për Ikardin

PSG-ja ka ndryshuar qëndrim rreth Mauro Ikardit dhe është e gatshme ta blejë futbollistin argjentinas, por duke kërkuar reduktim të klauzolës së tij 70 milionë euro.
IKARDI 1
“L’Equipe” raporton seInteri është vënë në dijeni nga pala franceze rreth çështjes së Ikardit dhe nuk është kundër opsionit për ta shitur me çmim të reduktuar. Megjithatë, drejtuesit e Interit do të pranonin të merrnin një lojtar të PSG-së në këmbim. Ata dëshirojnë mesfushorin Leandro Paredes, por PSG-ja i ka ofruar Interit gjermanin Julian Draksler, i cili thuajse nuk ekziston në planet e kampionëve të sapokonfirmuar të Francës.

kavani2

Me sulmuesin veteran Edinson Kavanin drejt largimit nga Franca, PSG-ja ka zgjedhur Ikardin si zëvendësuesin e futbollisit uruguajan. Shanset që Ikardi të kthehet tek Interi janë thuajse inekzistente pasi trajneri Antonio Konte nuk e projekton si lojtar titullar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"