Ndryshim brezash, Anglia përcjell të vjetrit. “Tre luanët” me sytë nga e ardhmja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 22:55

Ndryshim brezash, Anglia përcjell të vjetrit. “Tre luanët” me sytë nga e ardhmja

Përfundimi i Botëror it në fazën gjysmë finale mund të jetë fundi me kombëtaren për disa prej anglezëve. Rikthimi i krenarisë së madhe kombëtare dhe dashuria për përfaqësuesen e rritur në nivelet maksimale bën që secili prej tyre të marrë me vete një pjesë të kësaj lavdie. Gjithashtu, trajneri Gareth Sauthgejt, pasi vendosi një lloj rekordi me skuadrën e tij të re, do të kërkojë ndryshimet e nevojshme për vazhdimësinë.

anglia

E ARDHMJA – Gjithçka u arrit deri më tani, deri në katërshen e Botërorit, e bën Anglinë që të vendoset menjëherë në pozita pune për të planifikuar Europianin “Euro 2020”. Nga vëzhgimi i bërë prej “Daily Mail”, është analizuar çfarë mund të ndryshohet dhe çfarë pritet që të vijë si risi në skuadër për kompeticionin e ardhshëm.

TRAJNERI – Duket se askush tjetër veçse Sauthgejt nuk do të jetë në krye të Kombëtares për kompeticionin e ardhshëm. Nga sa është bërë deri më tani, Federata Angleze, me këtë teknik, jo vetëm që do të konfirmojë arritjen, por edhe do të kërkojë diçka më shumë në Europian duke planifikuar njëherësh edhe “Katar 2022”. Sauthgejt ka vend për trishtim nga sa ndodhi me Kroacinë, por edhe që të ketë një përvojë ekstra për çfarë u bë.

KAPITENI – Herri Kejn duket i vendosur për të qenë në udhëheqje të Anglisë për një kohë të gjatë. Është vetëm 24 vjeç dhe ambiciet e tij marrin hov, gjë e cila premton shumë për “Tre Luanët”.

Capture

LARGIMET – Eshli Jang dhe Xhemi Vardi do të jenë respektivisht 35 dhe 33 vjeç, në momentin që do të ketë mbaruar Europiani i ardhshëm, ndërsa Geri Kehill do të jetë 34. Nëse për këta tre Rusia mund të jetë me bindje Botërori i fundit, diçka e tillë mund të shihet me dyshim edhe për Dani Uellbek, i cili, edhe pse 27 vjeç aktualisht, nuk ka asgjë të sigurt.

AFRIMET – Momentalisht është herët të flitet, por Anglia ka në fokus Fill Foden, Rajan Sesenjon të Fulhemit dhe Luis Kuk të Bërnmëth.

Përgatiti: OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"