Ndrydhje e ligamentit/ Futbollisti i Kombëtares mbyll vitin, ja kur pritet të kthehet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 23:15

Ndrydhje e ligamentit/ Futbollisti i Kombëtares mbyll vitin, ja kur pritet të kthehet

Frederik Veseli ka pësuar një ndrydhje të ligamentit kolateral të gjurit të majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave për tre muaj, me kthimin që pritet të jetë nga mesi i muajit janar.

veseli

Një lajm i keq për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili u dëmtua në ndeshjen e kësaj fundjave mes Beneventos dhe Askolit. Mbrojtësi do të vazhdojë me rikuperimin e terapinë dhe kjo shihet si një mënyrë që ai të shmangë operacionin, por gjithsesi Veseli do të vazhdojë vizitat e mëtejshme në Romë te doktori i famshëm Mariani.

Kombetarja Shqiperia Grumbullimi

Kështu, 29- vjeçari do të humbasë dy miqësoret që Shqipëria do të luajë në 26 tetor me Arabinë Saudite në Abu Dabi dhe 16 nëntor me Italinë në Tiranë. Veseli ka qenë nën shënjestër të dëmtimeve, pasi edhe pak kohë më parë qëndroi disi gjatë jashtë fushave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"