Ndreu: Vllaznia e dëshironte me patjetër fitoren, ja pse nuk luajti portieri Halilaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 15:29

Ndreu: Vllaznia e dëshironte me patjetër fitoren, ja pse nuk luajti portieri Halilaj

“Mendoj që loja ishte në ekuilibër. Kundërshtari na gjeti në momente të vendosura jo mirë dhe na ndëshkoi. Në qoftë se do ta kishim shënuar penalltinë do ishte një gjë krejt ndryshe. Gjithsesi kështu e ka futbollit. Humbja e tretë? Nuk është se zhvilluam ndeshje të keqe. Vllaznia e donte patjetër fitoren. Në skuadër nuk ka pesimizëm. Shpresoj që kurbën e uljet ta kemi mbyllur në Shkodër. Është krejt normale në futboll që mund të ketë edhe rezultate negative.

Ndreu

Pësimi i tre golave? Sot vuajtëm shumë mungesën e Raçicit dhe mungesën e Idrizajt. Është një mbrojtës që ka zgjuarsi. Kjo na dha një rreshtim jo të mirë në fazën mbrojtëse. Krijohen ato lëvizjet jostandarte. Megjithatë them që një ndeshje ishte dhe s’do ta bëjmë dramë.

Lënia në stol i Halilajt? Në 2-3 ndeshjet e fundit ka qenë në presion psikologjik dhe është shumë i dëmshëm. Portieri i dytë është me shumë vlera dhe menduam ta bëjmë rokadën”, u shpreh trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, për mikrofonin e Supersport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"