Ndreu: Nuk jam i kënaqur nga loja, vuajtëm shumë mungesën e Plakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 18:21

Ndreu: Nuk jam i kënaqur nga loja, vuajtëm shumë mungesën e Plakut

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, u shpreh i kënaqur me pikën e marrë ndaj Skënderbeut, por i pakënaqur me lojën e zhvilluar. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai vlerësoi nivelin e skuadrës korçarë, si dhe tregoi se ekipi i tij e ndjeu mungesën e Sebino Plakut në sulm.

ndreu

Pika e marrë ndaj Skënderbeut

“Që të jem i sinqertë nuk jam i kënaqur, jo nga pika e marrë por nga loja. E kisha përgatitur gjatë javës këtë ndeshje duke bërë të ditur që arma jonë është vendosja taktike dhe moslënia e hapësirave për kundërshtarin. Në pjesën e parë nuk e zhvilluam dot, gjithashtu as daljen e shpejtë në sulm.

Gjithsesi Korça ka skuadër të shkëlqyer pavarësisht ndryshimeve që kishte në formacion. Ne vuajtëm shumë mungesën e Plakut, pasi ndikon negativisht edhe psikologjikisht. Edhe dëmtimi i Idrizajt na dha pak probleme, por sidomos mungesa e Plakut sepse është lojtar i shpejtë.”

Zëvendësimet që ndryshuan lojën

“Ndeshja ishte në disfavorin tonë dhe mendova të hiqja lojtarë me tipare mbrojtëse për lojtarë që veprojnë mirë me topin. Kemi marrë një pikë me vlerë më shumë morale, sepse përballë ishte skuadra e Korçës dhe lojtarët normalisht kanë ngarkesë të lartë psikologjike. Mendoj se jemi në rrugën e duhur.”

Mbivlerësim i Skënderbeut?

“Nuk i kemi forcat e barabarta për t’i dalë ballë për ballë Skënderbeut. Edhe pas pësimit të golit isha me idenë që të mbroheshim mirë dhe ta kapnim kundërshtarin në kundërsulm, sepse me ekipet e mira mund të marrësh golin e dyte dhe të mbyllet loja.”

Lehtësia e pësimit të golit

“Është mungesë eksperience. Kjo është diferenca në fushë me lojtarët me nivel të lartë. Gjatë gjithë 90 minutave, sidomos në pjesën e parë, rasti i golit ishte që kundërshtari depërtoi dhe gjeti rrjetën. Kuptohet që Korça ka skuadër me nivel të lartë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"