Ndreu: Na ndihmoi faza përgatitore, fitorja ndaj Laçit për stabilitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 16:08

Ndreu: Na ndihmoi faza përgatitore, fitorja ndaj Laçit për stabilitet

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, foli për mikrofonin e “Superport” në fundin e ndeshjes për fitoren e arritur ndaj Laçit. Për trajnerin kjo ishte një sfidë mjaft e rëndësishme dhe skuadra e tij e meritoi fitoren.

Ndreu

“Ndeshje e veshtirë. Laçi është një skuadër shumë e mirë. Ky 3 pikësh do na ndihmojë në stabilitet. Mendoj se jemi në rrugën e duhur.”

A e ndihmoi Kamzën fakti që ti e njeh mjaft mirë ekipin e Laçit?

Ishte një lojë e barabartë dhe Laçi na vuri në vështirësire. Kemi punuar gjatë gjithë javës që të jemi të kujdesshëm. Mendoj që na ndihmoj shumë pushimi. Arritëm të fitonim një ndeshje të rëndësishme.

Vendosmëria dhe besimi mund të mundi çdo ekip…

Padiskutim. Në ndeshjet e fundit ne patë edhe pak eufori. Arritëm që në fazën përgatitore të punonim mirë. Në fushën e lojë fitohet me dëshirë me vullnet dhe me luftë sportive.

Pse nuk erdhi me përpara zëvendësuesi i Fushtar

Merkato e dimrit është e varfër. Kemi marrë një lojtarë nga Mali i Zi. Nuk dihet gjendja e tij. Në ditët në vazhim do na ndihmëojë besoj në qendër të mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"