Ndreu: Mund të afrohemi me Europën, na duhet një mesfushor organizativ

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 16:18

Ndreu: Mund të afrohemi me Europën, na duhet një mesfushor organizativ

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, vlerëson shpirtin e garës së skuadrës së tij por qëndron me këmbë në tokë sa i përket objektivit. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se në janar do mundohen të gjejnë një lojtar në mesfushë që mund të qarkullojë sa më shumë topin.

ndreu

Çfarë ndikon te ecuria e mirë e Kamzës

“Ka shumë elemente për ecurinë e mirë. E para motivimi dhe mosdorëzimi deri në fund, e dyta përgatitja fizike që duket në çerek orën e fundit që skuadra jep çdo gjë për fitore. Sot ishte takim shumë i vështirë, ne vinim pas fitores, Partizani pas humbjes, ata do bënin gjithçka, dhe ne bëmë çdo gjë që të mbronim gjithçka dhe mos rrezikonim, si dhe të kundërsulmonin. Në fund patëm raste edhe për një gol të dytë.”

Objektiv për Europë?

“Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, jemi ok dhe gjithçka është e hapur. Nëse vazhdojmë mirë me shpirt gare me kompaktësi, mund të afrohemi, por unë mendoj që objektivi jonë është gjashtëshja e parë.”

Nota për Kamzën deri tani

“Mendoj që nga 5-10 jemi te 8. Kemi mundësi riparimi në mesfushe në qendër sepse s’mbajmë dot topin në qarkullim, nuk kemi një lojtar ta nxjerre topin më shpejt në sulm. Ndoshta e gjejmë në janar që të jemi më organizativë. Lojtarët  e kanë bërë më së miri mbrojtjen dhe kanë bërë aq sa munden.”

Vështirësia ndaj Partizanit

“Duhet të kemi parasysh që Partizani ka vlera dhe nivel. Sot ata treguan nivel , luajtën fort, e kishim parashikuar këtë sepse sot ata duhet të ndryshonin.”

A është gati Ndreu për një ekip të madh?

“Kam eksperiencë, por çdo vit mësojmë më shumë. Te Kamza jam komod se kam patur fatin që i kam marrë lojtarët vetë dhe dua lojtarë qe punojnë dhe janë korrektë gjithë kohës. Kjo është e mira e Kamzës.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"