Ndreu mbetet me këmbë në tokë: Objektivi nuk ndryshon, duam mesin e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2017 | 10:28

Ndreu mbetet me këmbë në tokë: Objektivi nuk ndryshon, duam mesin e tabelës

Ramadan Ndreu mendon se skuadra e tij e meritoi fitoren në Laç. Trajneri i Kamzës në deklaratën pas ndeshjes theksoi se klubi ka si objektiv të mos diskutojë mbijetesën, duke qenë në gjashtë vendet e para.

ndreu

“Dihej që në Laç do të ishte një ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh se kundërshtari ka një skuadër shumë të fortë. E kishim vlerësuar shumë dhe në pjesën e parë u treguam të kujdesshëm. Laçi nuk na rrezikoi, ndërsa ne e ndëshkuam në fund. Ishte radha e Plakut për të shënuar. Tashmë ai e ka kaluar dëmtimin dhe uroj të vazhdojë kështu.

Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi djem që luftojnë dhe punojnë shumë. Jam i kënaqur për këtë ecuri të deritanishme. Objektivi ynë është ai që kemi pasur që në fillim. Ne jemi një skuadër e ndërtuar rishtazi. Duam të pozicionohemi në gjashtëshen e parë. Nëse do ta arrijmë këtë objektiv, do të jetë shumë mirë. Ndeshja e radhës? Me Partizanin është e vështirë, por luajmë në shtëpi”, deklaroi Ndreu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"