Ndreu: Lojtarët i tremben ekipeve të Superligës, sot e merituam fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 16:39

Ndreu: Lojtarët i tremben ekipeve të Superligës, sot e merituam fitoren

Pas fitores me Vllazninë, trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, u shpreh se skuadra e tij e meritoi plotësisht sot fitoren, dhe bëri një apel për lojtarët e tij se nuk duhet të frikësohen nga ekipet e tjera të Kategorisë Superiore, por duhet të futen në fushë pa emocione.

ndreu

3 pikë që ju çojnë në vendin e katërt, mendoni se e merituat fitoren sot?

“Padiskutim që e merituam. Kishim edhe mungesa në formacion. Lojtarët i tremben ekipeve të tjera të Superligës. Në pjesën e parë zakonisht luajnë me frikë, por sot e merituam fitoren.”

Lojtarët janë të trembur nga Kat. Super, ju jo. A kanë ndryshuar objektivat e Kamzës?

“Absolutisht që jo. Ne jemi me këmbë në tokë, edhe pse e themi shpesh këtë shprehje. Kam besim tek kjo skuadër. Ekipi është ndërtuar rishtaz. Lojtarët kanë shpirt gare. Kanë talent në futboll, por edhe japin maksimumin për ekipin.”

Mumajesi dhe Rezi?

“Nëse do kishim lojtarë të tjerë, do kishin më pak minuta. Me grupin që kemi, i kam aktivizuar më shumë. Por ata janë të talentuar, dhe sot zhvilluan një ndeshje të mirë. Kanë moshën dhe energjinë, dhe janë në rrugë të duhur.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"