Ndreu le disa titullarë pushim, Erzeni shtang Kastriotin në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2021 | 21:58

Ndreu le disa titullarë pushim, Erzeni shtang Kastriotin në miqësore

Kastrioti zhvilloi sot një test miqësor me Erzenin, me një formacion miks ku kryesisht u aktivizuan lojtarët e rinj dhe ato në provë, teksa shijakasit arritën të triumfonin me rezultatin 2-0.

Erzeni 2-0

Futbollistët e ekipit krutan, Husein, Prodani, Rami, Basha, Ajazi, Mëllugja, Greca dhe Hasani u lanë pushim nga stafi teknik për këtë miqësore.

Sa i takon ndeshjes, në minutën e 15 vendasit fitojnë një penallti, që kthehet në gol nga Raboshta, ndërsa në të 80-ën, Peqini i aktivizuar si zëvendësues shënon të dytin për vendasit e Nevil Dedes.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"