Ndreu: Kundërshtari luajti më mirë, lojtarët e mi gabuan vetëm në rastin e golit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 15:58

Ndreu: Kundërshtari luajti më mirë, lojtarët e mi gabuan vetëm në rastin e golit

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, foli për ndeshjen, duke u shprehur se e kishte paralajmëruar edhe më parë skuadrën për forcën e Luftëtarit. Ai pranoi se Luftëtari luajti më mirë dhe tha se në përgjithësi lojtarët e tij i kryen detyrat, përveç se në momentin e golit.

NDREU

Për ndeshjen?

Ishim me dobët se ata përgjatë gjithë lojës. Por ekipi ka dhënë maksimumin sot. Edhe barazimi do ishte rezultat i mire por për shkak të disa gabimeve individuale humbëm lojën në momentin e fundit.

Për kundërshtarin?

Ishim në raporte të kundërta sepse ne na duhet të fitonim patjetër dhe nuk duhet të pësonim gol, ndërsa kundërshtari nëse humbte do shkonte shumë në situatë edhe më të keqe. Kishim disa raste që mund të kishim shënuar dhe u thashë lojtarëve që të kenë kujdes nga sulmi i tyre por ata në përgjithësi i benë detyrat përveç pjesës së golit.

A e nënvlerësuan kundërshtarin lojtarët e Kamzës?

Është një moment delikat dhe e dija që një humbje dhe mund ta merrnim. Donim të ruanim ecurinë por edhe elementi i fryrjes ka bërë të sajën. Por i thashë lojtareve që Luftëtari do jete i uritur dhe kisha frike se mund ta humbnim ndeshjen. Me shqetësonte dhe gjendja e Plakut se është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe Plaku u sakrifikua në mesfushë në disa raste sepse kishim vetëm dy mesfushorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"