Ndreu: Kujdes nga Lushnja, është ndeshja më e fortë. Mund të na hapë probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 16:10

Ndreu: Kujdes nga Lushnja, është ndeshja më e fortë. Mund të na hapë probleme

Kamza vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës, ku të dielën presin Lushnjën. Trajneri Ramadan Ndreu kërkon angazhim maksimal nga ekipi dhe të mos e vlerësojnë Lushnjën nga pozitat në renditje. Madje, ai e shikon si një ndeshje mjaft të vështirë.

ramadan ndreu

Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” lidhur me takimin kundër lushnjarëve, trajneri Ndreu u shpreh: “Skuadra është e shkëlqyer. Jemi duke bërë një sezon shumë të mirë. Kemi zhvilluar ndeshje të mira në fazën mbrojtëse. Shpeshherë kemi pasur vështirësi, ndaj dhe e kemi tërhequr pas ekipin, duke ndërtuar një strategji që do të na lejonte të përfitonim edhe nga hapësirat në kundërsulm, të cilat na kanë munguar në shumë prej ndeshjeve.

Jemi ndëshkuar nga goditje standarde, ku shpeshherë kemi gabuar, por kemi gjetur forcën e duhur për të barazuar, madje edhe për ta fituar takimin. Deri tani jam shumë i kënaqur nga ecuria. Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen, duhet të shohim vetëm për fushën. Lidhur me takimin e radhës, për mua është nga takimet më të vështira, pasi Lushnja, edhe pse është një ekip i thjeshtë në letër, për mua është skuadra që duhet vlerësuar më shumë dhe të hap probleme. Prandaj i kam udhëzuar futbollistët që të mos nënvlerësojnë asnjë ekip, për ne janë të gjithë ekipe që kërkojnë impenjim maksimal.”

“Objektivi? Ne duhet të kërkojmë pikët për të siguruar qëndrimin në Superiore, ky ka qenë objektivi i fillimsezonit. Gjithsesi, ecuria e skuadrës ëshsuar për të ardhmen, duhet të shohim vetëm për fushën. Lidhur me takimin e radhës, për mua është nga takimet më të vështira, pasi Lushnja, edhe pse është një ekip i thjeshtë në letër, për mua është skuadra që duhet vlerësuar më shumë dhe të hap probleme. Prandaj i të për t’u vlerësuar dhe ndoshta mund të ndryshojmë edhe objektivin e mëtejshëm. Ky kampionat ka treguar se mjafton pak për të zbritur në zonën e ftohtë, por nëse do të vazhdojmë kështu, mund të synojmë edhe Kupat e Europës, nëse do të ruajmë pozitat ku jemi”.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"